Nis protesta para Qeverisë, qytetarët brohorasin “UÇK, UÇK”
Aktuale
September 17, 2026 - 20:58
Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Protesta, e cila ka nisur të marrë pjesë qytetarësh, është thirrur për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimeve gjyqësore lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Motoja e protestës së sotme është “Jo në emrin tim”, ndërsa tubimi zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”.