Djali i Jakup Krasniqit: Ata janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër
Aktuale
September 16, 2026 - 17:10
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka bërë të ditur se e ka takuar babanë e tij pas shpalljes së aktgjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”, ka shkruar Altin Krasniqi.
Ai ka thënë se aktgjykimi i sotëm në Hagë është "një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës".
“UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shtuar ai.