Altin Kraniqi: UÇK-ja është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri
Aktuale
September 15, 2026 - 16:55
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e popullit shqiptar.
Ai tha se asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike.
“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri”, thuhet në shkrimin e Krasniqit.