Gjini pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Gjini pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Aktuale September 15, 2026 - 16:28

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Gjini, së bashku me nënkryetarin e Aleancës, Burim Ramadani, ka diskutuar me Lopes për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“E pashmangshme në këtë takim ishte edhe çështja e vendimit të nesërm për katër ish-krerët e UÇK-së”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se kanë shprehur bindjen e tyre për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se beson që edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje.

“Shprehëm bindjen tonë të palëkundur për pafajësinë e tyre, duke besuar se edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje”, ka deklaruar Gjini.