Bajrami: Gjithmonë krenare me UÇK-në
Foto: Laura Hasani

Bajrami: Gjithmonë krenare me UÇK-në

Aktuale September 12, 2026 - 13:21

Sheshi i Prishtinës "Skënderbeu" ka filluar të mbushet me qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në "Marshin për Liri".

"Marshi i Lirisë" i cili do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00 ka ngjallur shumë interesim te qytetarët të cilët solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shprehur mbështetjen e saj për këtë aktivitet duke shkruar në Facebook: "Gjithmonë krenare me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!".