A do të ketë nesër kufizim qarkullimi për automjetet e rënda?
Aktuale
September 09, 2026 - 20:05
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuat se për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, siç thuhet në njoftim, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.