Nagavci për PDK-në dhe LDK-në: Kërkojnë votë për nënkryetarët, por kundërshtojnë presidentin
Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, kritikoi deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë propozimit të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Nagavci tha se propozimi “në emër të popullit serb”, ashtu sikurse mos pajtimi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, bëri që seanca të shtyhet për të premten.

Sipas saj, është e paarsyeshme që që 53 deputetë të LVV-së t’i japin votën bllanko për nënkryetarë atyre që kanë vendosur ta çojnë vendin në zgjedhje.
“Ndërkohë që kërkojnë votë për nënkryetarë, kemi edhe deklarata të tyre që nuk e votojnë kandidatin për president”, tha Nagavci për kandidatët e PDK-së dhe LDK-së
Sipas saj, për LVV-në është shumë e rëndësishme të ketë edhe konstituimin e Kuvendit, edhe zgjedhje të presidentit sa më shpejt.
