Kurti viziton punimet arkeologjike në Ulpianë: Ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme
Aktuale
September 08, 2026 - 20:04
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, apo Justiniana Secundas, ku po vazhdojnë punimet dhe hulumtimet arkeologjike.
Gjatë vizitës, bashkë me ekipin e arkeologëve, Milot Berisha dhe Prof. Christophe Goddard, Kryeministri Kurti pa nga afër punën për zbulimin, hulumtimin dhe dokumentimin e pagëzimores së kompleksit katedral të Justiniana Secundas.
“Ulpiana ka dëshmuar rëndësinë e saj të jashtëzakonshme për historinë e Dardanisë”, tha kryeministri Kurti.
Pas përfundimit të procesit të shpronësimit të pronave përreth dhe kalimit të tyre në pronësi të shtetit të Kosovës, është zgjeruar hapësira për gërmime dhe hulumtime të mëtejshme arkeologjike.