Abdixhiku takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet për konstituimin e institucioneve

Abdixhiku takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet për konstituimin e institucioneve

Aktuale September 07, 2026 - 18:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.

Në fillim të takimit, Abdixhiku e ka uruar ambasadorin Schübel për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndaj vendit.

“Në fillim të takimit, kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin Schübel për fillimin e mandatit në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, dy zyrtarët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus te procesi i konstituimit të Kuvendit.

“Gjatë takimit, Abdixhiku dhe Schübel diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e paraparë për të mërkurën, si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ketë funksionalitet institucional.

“Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë që institucionet e Republikës së Kosovës të konstituohen sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale dhe të fokusohet në përmbushjen e prioriteteve të tij demokratike, ekonomike dhe evropiane”, thuhet në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane.

“Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe avancimit të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.