Hamza: 16 shtatori, datë po aq e rëndësishme sa Dita e Lirisë dhe Pavarësisë
Foto: Laura Hasani

Hamza: 16 shtatori, datë po aq e rëndësishme sa Dita e Lirisë dhe Pavarësisë

Aktuale September 07, 2026 - 17:20

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për partinë e tij dy data janë veçanërisht të rëndësishme, 12 dhe 16 shtatori.

Para mediave, ai ka deklaruar se PDK-ja e mbështet marshin për drejtësi të thirrur nga “Liria ka Emër” më 12 shtator, duke theksuar se në Hagë po gjykohen ish-ushtarë të UÇK-së dhe se lufta e saj ishte luftë për liri dhe pavarësi.

“Për PDK-në, është një situatë janë dy data tepër të rëndësishme, 12 shtator dhe 16 shtator. Më 12 shtator Liria ka Emër ka thirru marshin për drejtësi që i tejkalon përcaktimet politike për shkak se në Hagë janë duke u gjykuar njerëzit, ushtarët e UCK, jo politikanë. Lufta e UCK ka qenë e drejtë, luftë për liri dhe pavarësi, ata kanë paguar dhe po paguajnë kosto personale me qëllim që edhe një herë ta dëshmojnë se kjo luftë ka qenë e pastër e drejt. Ne si PDK e kemi përkrahur këtë marsh dhe do të jemi pjesë e këtij organizimi”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.

Hamza ka vlerësuar se edhe 16 shtatori është një datë tepër e rëndësishme për Kosovën, duke thënë se veprimet e PDK-së në këto ditë lidhen edhe me këtë datë.

“Përtej kësaj date kemi 16 shtatorin, është datë tepër e rëndësishme për Kosovën. Datë që është e rëndësishme sikurse data e lirisë dhe pavarësisë. Të gjitha veprimet që ne i ndërmarrim këto ditë ndërlidhen edhe e 16 shtator. Ne jemi të bindur se në këtë kohë, Kosova ka nevojë që të ketë kuvend të konstituuar. Presim që të festojmë në Kosovë, që ata të kthehen, nuk ka arsye tjetër, por të kemi të qartë që këtu po vendoset se si ne në të ardhmen do ta mbrojmë Kosovën. Nuk është në pyetje individi por e kaluara e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”, u shpreh Hamza.