Marta Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit, “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së
Foto: Laura Hasani

Marta Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit, “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktuale September 04, 2026 - 13:56

Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë në mënyrën sesi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e vlerësojnë rrugën e këtij vendi drejt anëtarësimit.

Duke folur në Dublin, Kosi tha se Brukseli po i ndjek nga afër zhvillimet në Serbi dhe theksoi se procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me aspektet teknike të negociatave, por edhe me respektimin e vlerave evropiane dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Ajo veçoi edhe kthimin në Beograd të eshtrave të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime lufte.

“Kthimi i eshtrave të Ratko Mlladiqit dhe ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë një provë shumë e rëndësishme”, tha Kosi.