Presidentja Atifete Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit

Presidentja Atifete Jahjaga mbështet Marshin për Liri të 12 shtatorit

Aktuale September 04, 2026 - 11:44

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sot ekipi i platformës qytetare “Liria ka Emër” u mirëprit nga presidentja Jahjaga, me të cilën u diskutua për rëndësinë e Marshit dhe mesazhin e tij në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e “Liria ka Emër” vizituan edhe muzeun “Çast”, të dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një qasjeje artistike dhe konceptuale, muzeu shpalos dhimbjen, përvojat dhe sfidat me të cilat viktimat janë përballur, duke përfshirë edhe stigmën në jetën e përditshme.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” falënderon fondacionin “Jahjaga” dhe presidenten Jahjaga për mikpritjen dhe përkrahjen. /Zëri