Ermal Sadiku: Do ta votoj propozimin e Bekim Sejdiut për president
Foto: Laura Hasani

Ermal Sadiku: Do ta votoj propozimin e Bekim Sejdiut për president

Aktuale September 03, 2026 - 23:37

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka konfirmuar pozicionimin e tij sa i përket votës për kandidatin e propozuar nga partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje për president, Bekim Sejdiu.

Sadiku  tha se do të votojë pro propozimit të Sejdiut për president të ri të Kosovës.

"Kam qenë para se me u mbajt mbledhja e grupit [parlamentar], gjatë mbledhjes dhe pas mbledhjes që do ta votoj propozimin për president, z.Sejdiun. Këtë e kam edhe subjektive sepse e njoh dhe mendoj që është person me integritet. Mendoj që procesi nuk ka shku siç është dashtë, por unë e kam tejkaluar këtë, për shkak se unë nuk e kam një memorie të gjatë institucionale dhe partiake aty dhe kjo më ka dhënë lehtësi që të marr vendime të tilla, por kjo nuk më bën më të drejtë apo më të padrejtë ndaj tjerëve".

Ai i cilësoi qëndrimet e ndryshme të deputetëve të LDK-së për çështjen e presidentit si vlerë partiake."Secili deputet ka mendimin e vet dhe kjo është vlerë e LDK-së, nuk është diçka e keqe siç po mundohet me u thënë, kjo ka qenë vlera e LDK-së gjithmonë. Nuk është hera e parë që deputetë të LDK-së votojnë ndryshe në momente kur ka një vendim të tillë dhe mendoj që kjo duhet të ruhet sado që ka kritika", tha ai./klankosova