Temperaturat deri në 32 gradë, por pasdite me shi e shkarkime rrufesh
Foto: Laura Hasani

Temperaturat deri në 32 gradë, por pasdite me shi e shkarkime rrufesh

Aktuale September 02, 2026 - 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 28 e 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image