Nuk e votojnë Sejdiun për president, Grenelli mbështet gjashtë deputetët e LDK-së
Foto: Laura Hasani

Nuk e votojnë Sejdiun për president, Grenelli mbështet gjashtë deputetët e LDK-së

Aktuale September 02, 2026 - 08:02

Ish-emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Ai ka mbështetur gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Grenelli në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.

Gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri, kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president.