KGJK-ja cakton Hysenin, Maxhunin dhe Sopjanin kryetarë të këtyre komisioneve
Foto: Laura Hasani

KGJK-ja cakton Hysenin, Maxhunin dhe Sopjanin kryetarë të këtyre komisioneve

Aktuale August 27, 2026 - 10:50

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e së enjtes caktoi kryetarët e tri komisioneve, konkretisht: Komisionit për Vlerësimin e Performancës, Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Trajnime.

Në krye të Komisionit për Vlerësimin e Performancës u caktua Bashkim Hyseni, në atë për Çështje Normative Agron Maxhuni, kurse në Komisionin për Trajnime Valentina Sopjani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në Komisionin për Çështje Normative, anëtar i rregullt u caktua Besnik Bislimaj.