Telashet me mbeturina, takimin e Ramës e bojkotojnë kryetarët e komunave të LVV-së
Aktuale
August 27, 2026 - 10:20
Në takimin që kryetari i Prishtinës Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit.

Në takim nuk erdhën kryetari i Fushë-Kosovës Valon Prebreza, ai i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe Halil Thaçi i Obiliqit, të tre nga subjekti politik i Vetëvendosjes.
Ndryshe, sipas njoftimit, takimi do të mbahej lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.





