PDK-ja bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Foto: Laura Hasani

PDK-ja bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë

Aktuale August 26, 2026 - 08:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Këtë herë deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga komuna e Mitrovicës.

Image

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit.

Image

Edhe Aleanca është përfshirë në ditët e fundit në këto aktivitete, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi të rikthehet në Kuvend.

Image

Përmes këtyre aktiviteteve, PDK-ja dhe Aleanca po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet derisa të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Image