Diell dhe reshje lokale shiu, sot temperaturat deri në 33 gradë
Aktuale
August 26, 2026 - 07:53
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 29 e 33 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
