Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu
Aktuale
August 25, 2026 - 20:30
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit të ndjerë policor Altin Kryeziu, në Malishevë.
Pasi u shprehi ngushëllime familjes, kryeministri Kurti tha se Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe nder për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik. Përkulemi para jetës dhe punës së tij! U prehtë në paqe!”, shkroi kryeministri në librin e zisë.