RDK-ja anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK-ja anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

Aktuale August 23, 2026 - 15:40

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00, para hyrjes së Qeverisë.

Sipas njoftimit, para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj, siç  thuhet në njoftim “ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë”.

“Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftim.