Premtoj njohje nga Serbia nëse bëhem president, thotë Nexhmedin Spahiu

Premtoj njohje nga Serbia nëse bëhem president, thotë Nexhmedin Spahiu

Aktuale August 20, 2026 - 13:16

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka bërë një koment në rrjetet sociale, duke e propozuar veten për president të Republikës së Kosovës.

“Nuk është hera e parë që propozohet emri im për president. Janë dhjetëra personalitete publike që kanë elaboruar me shkrime të gjata dhe fakte se pse duhet të isha president i Kosovës. Nuk është asgjë joserioze që dikush ta propozojë veten”, ka thënë Spahiu në Tëvë1.

Ndër të tjera, ai shkoi aq larg, sa premtoi njohjen nga Serbia nëse bëhet president.

“Jam i gatshëm të premtoj ose të garantoj atë që asnjë prej kandidatëve potencialë nuk është në gjendje ta bëjë. Pra, premtoj njohjen nga Serbia, njohje nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimin në NATO dhe në Këshill të Evropës”, theksoi ai ndër të tjera. /Zëri