320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik
Gjatë 24 orëve të fundit ekipet e Qendrës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë ofruar 320 shërbime emergjente për qytetarët.
Sipas njoftimit, pacientëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm emergjent, ndërsa rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse.
Nga 320 rastet e trajtuara:
74 pacientë janë trajtuar në Reanimim;
102 pacientë në Emergjencën Internistike;
52 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
56 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
16 pacientë në Sallën e Vogël, ku janë kryer shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 20 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
QKUK-ja ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore për ofrimin e kujdesit emergjent për pacientët. /Zëri