Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektoni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituoni Kuvendin
Foto: Laura Hasani

Deputetët e PDK-së u lënë letra atyre të LVV-së: Respektoni Kushtetutën, ejani në sallë dhe konstituoni Kuvendin

Aktuale August 20, 2026 - 11:18

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë ndërmarrë një aksion, duke ua lënë një letër në tavolinat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto letra ata bëjnë thirrje të respektohet Kushtetuta, si dhe të konstituohet Kuvendi, raporton Zeri.info.

Deputetët e PDK-së kanë vazhduar thirrjen për mbajtjen e seancës së Kuvendit dhe që këto seanca të vazhdojnë çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet ndër të tjera në letër.

PDK-ja po ashtu përmend edhe pasojat që ka bllokada institucionale për vendin dhe qytetarët.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin pafundësisht. Për këto probleme duhet të punojnë institucionet dhe për këto nevoja duhet të flasë Kuvendi”, thuhet në mesazh.

Letra përfundon me një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët:

“Respektoni betimin tuaj. Respektoni mandatin tuaj. Respektoni Kushtetutën. Konstituoni Kuvendin. Bëni detyrën tuaj”. /Zëri

Image
Image
Image
Image