PDK-ja, sërish kërkesë Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Foto: Laura Hasani

PDK-ja, sërish kërkesë Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

Aktuale August 19, 2026 - 14:54

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përkatësisht sekretarja e përgjithshme e këtij subjekti politik, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, sërish i ka drejtuar kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit për mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive.

Në dokumentin, të cilën e ka siguruar “Zëri”, kërkohet që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00.

PDK-ja thekson se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës brena afatit është shkelje kushtetuese dhe se mosrespektimi i afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PDK-së. /Zëri

Image

Image