Vuçiqi thotë se sonte do t’i shkruajë letër sekretarit të NATO-s që të mos hapet ura e Ibrit
Aktuale
August 19, 2026 - 13:00
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sonte do t’ia dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesën që të mos lejohet hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë vizitës në qarkun e Toplicës, Vuçiqi tha se do t’i drejtohet kreut të NATO-s për të kërkuar që ura të mos hapet.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes, duke i kërkuar të mos hapet ura mbi Ibër”.
Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të “luftojë aq sa mundet” për këtë çështje.
“Dhe çfarë mund të bëjmë për këtë? Po luftojmë sa më shumë që mundemi”, tha Vuçiqi.