Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, aludon që PDK-ja s’do të jetë në Kuvend për presidentin
Foto: Laura Hasani

Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, aludon që PDK-ja s’do të jetë në Kuvend për presidentin

Aktuale August 18, 2026 - 12:17

Kryenegociatori me BE-së, Jeton Zulfaj, ka komentuar ngjarjet thirrjet e PDK-së sot për të shkuar në Kuvend e për të konstituuar këtë institucion. Ai publikoi një fotografi nga Kuvendi në seanca për votimin e presidentit kur në të shkoi vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

‘Kjo ishte pamja më 5 mars dhe më 28 prill të këtij viti në Kuvend. PDK-ja po qëndron para derës së kryeministrit, për të mos qëndruar në Kuvend”, ka shkruar Zulfaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, Zulfaj tha se “pas shterimit” të kohës për konsultime për presidentin, do të konstituohet Kuvendi e do të formohet edhe qeveria. Ndërsa aludoi se PDK-ja s’do të marrë pjesë kur të vijë radha e presidentit.

“Kërkesa e tyre për të shkuar sa më parë në Kuvend është kërkesë për të bojkotuar Kuvendin, siç kanë bërë që nga viti i kaluar. Por, ja që do të shterohet edhe koha e konsultimeve për Presidentin dhe do të konstituohet Kuvendi, do të zgjidhet Qeveria dhe do t’i vijë radha zgjedhjes së Presidentit, pikërisht në Kuvend”.

Megjithatë, s’dihet se cilës kohë iu referua Zulfaj për shterim përderisa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht në mesnatë.