Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Aktuale August 18, 2026 - 14:30
Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, pacienti për 27 ditë është mjekuar në Klinikën Infektive në Shkup

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, njoftoi këtë pasdite se ka pasur një tjetër vdekje nga ethet e Nilit Perëndimor.

Ai theksoi se pacienti u trajtua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për 27 ditë.

Siç njoftoi drejtori, bëhet fjalë për një pacient 76-vjeçar, i cili u soll në klinikë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe me formë neuroinvazive të sëmundjes. Virusi i Nilit Perëndimor u konfirmua tek ai dhe ai kishte edhe sëmundje të tjera.

Ai është vdekja e katërt e regjistruar nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, ndërsa 15 janë shëruar dhe janë lëshuar nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Virusi deri tani është konfirmuar te 36 pacientë, ndërsa rezultatet e reja priten për disa ditë.