Çitaku: Qëllimi i LVV-së është ta thellojë krizën
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Qëllimi i LVV-së është ta thellojë krizën

Aktuale August 18, 2026 - 11:43
Çitaku: Kushtetuta është mbi çdo parti, Kurti dhe Haxhiu ta konstituojnë Kuvendin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, diuke përfshirë Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të kthehen në sallën e Kuvendit dhe ta përmbyllin procesin e konstituimit, duke akuzuar pushtetin për shkelje të Kushtetutës.

Çitaku tha se marrëveshjet politike mes partive nuk mund të mbivendosen mbi Kushtetutën dhe se, sipas saj, të zgjedhurit e popullit kanë obligim të konstituojnë Kuvendin dhe të themelojnë institucionet e vendit.

Image

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e qartë dhe konsistente në qëndrimet e saj. Në një demokraci parlamentare, dialogu dhe debati, pajtimet, mospajtimet politike janë normale. Por çfarë nuk është normale në një demokraci parlamentare, liberale, evropiane, është shkelja e Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës nuk guxon të shndërrohet në normë, në normalitet. Marrëveshjet politike mes partive politike, palëve të ndryshme nuk i mbivendosën Kushtetutës. Kushtetuta është mbi çdo parti, mbi çdo takim, mbi çdo ide. E Kushtetuta kërkon nga ne të zgjedhurit e popullit që të konstituojnë Kuvendin dhe të themelojnë institucionet”, tha ajo.

Image

Çitaku tha se kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025, ndërsa vendi vazhdon të mbetet pa institucione të konsoliduara.

“Kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025. 555 ditë nga Kosovë, nga kjo kulturë ne flasim për pozita e poste të pushtetarëve e na pamundësohet që të flasim për brengat dhe hallet e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione dhe vendi është këtu, në këtë sallë, e ftojmë sërish deputetin Kurti, deputeten Haxhiu dhe të gjithë deputetët e tjerë që po i mbajnë peng të vijnë në sallë të konstituojnë Kuvendin dhe të heqin fund”, tha ajo.

Image

Deputetja e PDK-së tha se kjo parti nuk pranon, siç u shpreh ajo, leksione politike ose morale nga Vetëvendosja dhe Albulena Haxhiu, duke e akuzuar këtë subjekt për shkelje të Kushtetutës.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje, as nga deputetja Haxhiu. Nuk pranojmë as leksione politike, as leksione morale. Ata janë shkelës serik të Kushtetutës dhe nuk brengosen fare se a e shkelin Kushtetutën, a jo. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i qartë, i kristaltë, e zezë në të bardhë. Dhe aty u kërkohet të zgjedhurve të popullit, deputetëve të zgjedhur, që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, jo të fillojnë seancën, por ta përmbyllin procesin e konstituimit. Zonja Haxhiu ka qenë edhe ministre e Drejtësisë. Dhe e tëra çfarë e mbaj mend janë nismat ligjore që kanë përfunduar në Kushtetuese dhe kanë rezultuar me shkelje të Kushtetutës”, tha ajo.

Image

Çitaku tha se Haxhiu është deputete dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur, ndërsa akuzoi Vetëvendosjen se, sipas saj, po synon t’i defunksionalizojë institucionet e vendit.

“Zonja Haxhiu është deputete. Njëlloj sikurse që jam edhe unë. Në ndërkohë që KQZ-ja është një organ i pavarur, madje mbase do thosha që është edhe qëllim i këtij Lëvizjes Vetëvendosje që të defunksionalizojë të gjitha institucionet përfshirë edhe KQZ-në, sikurse që ka defunksionalizuar pothuajse çdo mekanizëm institucional në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Çitaku tha se kriza institucionale është shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa theksoi se PDK-ja mbetet në opozitë.

“Jo, ju e dini që edhe në ciklin e mëparshëm zgjedhor, por edhe tani, mungesa e vullnetit politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkaktuar krizën institucionale dhe ciklin e pafundme të zgjedhjeve. E kemi një subjekt politik që është deklaruar hapur që është për një president konsesual. Partia Demokratike e Kosovës ka thënë qartë që është dhe mbetet në opozitë. Nuk kemi arritur ende në pikën që mund të diskutojmë për tema të tjera, mirëpo është një subjekt tjetër me numra të mjaftueshëm në Kuvend që ka shprehur gatishmëri deputetit urtej rrugën e hapur. E ka rrugën, nuk po dëshiron të ec", tha ajo.