PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës
Foto: Laura Hasani

PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës

Aktuale August 18, 2026 - 08:01

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se deputetët e saj edhe sot do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

Deputetët e PDK-së pritet të marrin pjesë në zhvillimet e parapara në Kuvend, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të tensionuar politike dhe me diskutime për hapat e ardhshëm institucionalë.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike e Kosovës iu drejtua sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive.

Deputetët e PDK-së në letrën e dërguar në adresën e Deharit, i kanë kërkuar atij që kjo të bëhet sot, më 18 gusht, me fillim në orën 11:00.