Reduktime të ujit për shkak të punimeve te Fabrika e Municioneve në Gjakovë, këto zona preken më 18 gusht
Aktuale
August 17, 2026 - 16:09
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm më 18 gusht të këtij viti.
Sipas njoftimit të KRU-së, reduktimet do të bëhen për shkak të punimeve për kyçjen në gyp te Fabrika e Municioneve dhe do të zgjasin nga ora 08:00 deri në 11:00.
Gjatë kësaj periudhe, pa furnizim me ujë pritet të mbeten një pjesë e lagjes “Dardani”, e njohur më parë si Piskota, fshati Osek Hilë dhe një pjesë e fshatit Skivjan.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të prekur që të tregojnë mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.