Për një javë në Klinikën e Gjinekologjisë u regjistruan 152 lindje

Për një javë në Klinikën e Gjinekologjisë u regjistruan 152 lindje

Aktuale August 17, 2026 - 12:25

Gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 152 lindje.

Prej tyre 90 kanë qenë lindje natyrale dhe 62 me operacion cezarian, shkruan Zeri.info.

Po ashtu janë regjistruar pesë lindje me binjakë.

Nga këta 157 fëmijë, 85 kanë qenë djem dhe 72 vajza.

“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes dhe shërbime profesionale për nënat dhe të porsalindurit, duke garantuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim. /Zëri