Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës
Aktuale
August 17, 2026 - 09:40
Qendra e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës, nuk ka pritje e as kolona të gjata, shkruan Zeri.info.
Sipas përditësimeve të fundit të bëra në orën 09:18, pritja më e madhe sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje nuk është më shumë se 10 minuta, pritje kjo e cila është e zakonshme dhe normale nëpër çdo kufi.
Më poshtë ju sjellim tabelën për të gjitha pikat kufitare, ndërkaq KËTU mund të shikoni në kohë reale të gjitha përditësimet e fundit nga Qendra e Menaxhimit Kufitar. /Zëri
