Ministria e Infrastrukturës pezullon nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për keqpërdorim detyre
Ministri e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas tyre, rasti ka të bëjë me periudhën mes viteve 2017–2019 për kontratën rreth mirëmbajtjes së urave në rrëgët nacionale dhe regjonale, raporton Zeri.info.
“Sipas aktakuzës, aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa pagesat e realizuara kanë arritur në mbi 5 milionë euro.
Këto janë para të qytetarëve dhe përgjegjësi publike, andaj presim që drejtësia ta thotë sa më shpejt verdiktin përfundimtar dhe të mbajë përgjegjës secilin që ka abuzuar me mjetet e taksapaguesve”, thuhet në komunikatën e ministrisë./Zëri