Gërvalla: 30-ditëshi vlen pas thirrjes së seancës konstituive, ky është interpretimi ynë
Aktuale
August 12, 2026 - 14:13
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e pranon interpretimin, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, siç përcaktohet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gërvalla, pas betimit si deputete, tha se sipas interpretimit të saj dhe të subjektit politik që përfaqëson, afati 30-ditor duhet të llogaritet nga momenti i thirrjes së seancës konstituive.
“I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ky është interpretimi ynë”, tha Gërvalla.
Deklarata e saj vjen në kohën kur Kuvendi po përballet me një ngërç rreth konstituimit, ndërsa interpretimi i afateve kushtetuese është bërë pjesë e përplasjes politike mes partive.