Pretendimet e Listës Serbe, Elshani: S’kemi informacion se është përdorur forcë ndaj një qytetari serb
Aktuale
August 11, 2026 - 23:30
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion se në fshatin Dren të Zubin Potokut zyrtarë të saj të kenë përdorur forcë ndaj një qytetari të komunitetit serb.
Ky reagim i forcave të rendit vjen pas pretendimeve të Listës Serbe se sot pasdite, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari dhe pas kontrollit, kanë filluar ta godasin në trup pa asnjë arsye.
Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë ky institucion nuk ka njohuri për një rast të tillë.
“Policia e Kosovës nuk ka njohuri për përdorim të forcës në fshatin Dren, komuna Zubin Potok. Sidoqoftë, duke e marrë parasysh natyrën e rastit, IPK do të informohet dhe ata do ta hetojnë rastin”, ka thënë Elshani. /klankosova