Emergjenca nga zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve

Emergjenca nga zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve

Aktuale August 09, 2026 - 07:55

Ka nisur evakuimi i banorëve në zonën Barabit-Lluban, në Bashkinë Krujë, si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, operacioni po zhvillohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Durrës, Bashkinë Krujë, Policinë e Shtetit, MZSH-në dhe Forcat e Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara, ndërsa Bashkia Krujë do të garantojë strehimin e përkohshëm dhe asistencën e nevojshme për të evakuuarit.

Autoritetet shqiptare u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të bashkëpunojnë gjatë gjithë procesit të evakuimit. /euronews