Cakolli: Caktimi i seancës për nesër, shkelje e hapur e rendit kushtetues
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 11:00.
Kuvendi i Kosovës njoftoi se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të shtunën me 8 gusht, ku pikat e rendit të ditës janë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook tha se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për nesër, përbën shkelje të hapur dhe cënim të drejtpërdrejt të rendit kushtetues.
Ai tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka pasur për obligim ta thërriste vahzdimin sot në një kohë që do ta mundësonte përfundimin e seancës deri në orën 23:59. Sipas tij afati 48-orësh për pauzën është kufi procedural dhe zbatohet vetëm brenda afatit kushtetues.
“Caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për nesër, në orën 11:00, përbën shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.Kryesuesi Avni Dehari ka pasur obligim ta thërriste vazhdimin sot, në një kohë që do të mundësonte edhe përfundimin e seancës deri në orën 23:59. Afati 48-orësh për pauzën është kufi procedural dhe zbatohet vetëm brenda afatit kushtetues”, tha Cakolli.