Hamza refuzon sërish Kurtin: PDK-ja do të mbetet në opozitë, përmbyllni konstituimin e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Hamza refuzon sërish Kurtin: PDK-ja do të mbetet në opozitë, përmbyllni konstituimin e Kuvendit

Aktuale August 07, 2026 - 12:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën për takim, por duke ia ritheksuar se PDK-ja do ta ushtrojë rolin e saj në opozitë.

Në letrën drejtuar Kurtit, Hamza kujton se ky qëndrim i është bërë i ditur edhe në takimin e zhvilluar më 10 korrik, duke theksuar se vendimi bazohet në dallimet programore dhe konceptuale ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, thuhet në letrën e Hamzës.

Kryetari i PDK-së i ka bërë gjithashtu thirrje Kurtit të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Image