Ambasadori Ajeti shpreh ngushëllime për tre kosovarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Ambasadori Ajeti shpreh ngushëllime për tre kosovarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Aktuale August 07, 2026 - 12:01

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut të Bavarisë, ku humbën jetën tre shtetas të Kosovës.

Përmes një postimi, Ajeti tha se Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin”, ka shkruar Ajeti.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

“Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, thuhet në reagimin e ambasadorit. /Zëri