Ambasada Gjermane: Kosova s’ka kohë për të humbur, shpresojmë të formohen institucionet
Aktuale
August 06, 2026 - 11:28
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje partive politike të formojnë sa më shpejt institucionet e reja.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë”, thuhet në reagim.
Ambasada nuk komentoi negociatat mes LVV-së dhe LDK-së, por theksoi rëndësinë e vazhdimit të agjendës evropiane.