Ndërpritet seanca - Kurti kërkon kohë, nuk propozon emër për kryetar të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Ndërpritet seanca - Kurti kërkon kohë, nuk propozon emër për kryetar të Kuvendit

Aktuale August 06, 2026 - 11:45

Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi LVV-ja si partia e parë nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tha se duhet kohë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje, para se të propozojnë emër për kryetar të Kuvendit, transmeton Zeri.info.

“Ne duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet pajtueshmëri sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria, për të cilën u betuam sot. Konstituimi i kësaj radhe nuk bën të jetë sërish drejt edhe një shpërndarje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme, të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët e të dëmshme për ekonominë.Andaj, i nderuari kryesues, Avni Dehari, kërkojmë kohë shtesë që t`ju japim shanse bisedimeve politike për marrëveshje për president a presidente të re”, tha Kurti në seancën e Kuvendit. 

Image