Duda Balje: S’do ta votojmë kandidatin e LVV-së për kryetar të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Duda Balje: S’do ta votojmë kandidatin e LVV-së për kryetar të Kuvendit

Aktuale August 06, 2026 - 10:04

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Para nisjes së seancës konstituive, Balje tha se vota e saj do të jetë kundër propozimit të LVV-së për kryeparlamentar.

Ajo shtoi se, sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, ende nuk janë zhvilluar bisedime.

“Nuk e votojmë propozimin e LVV-së për kryeparlamentar. Për presidentin nuk kemi biseduar ende”, deklaroi Balje.

Deklarata e saj vjen para vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të tentohet sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.