Kurti: Askush nuk i do, por mund të shkojmë në zgjedhje nëse s’ka marrëveshje
Aktuale
August 04, 2026 - 21:57
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja nuk janë dëshirë e askujt, por mund të bëhen të pashmangshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për tejkalimin e situatës aktuale.
Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se nevojiten hapa konkretë për të shmangur një skenar të tillë.
“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen”, u shpreh ai.