Spitali në Mitrovicën e Veriut mbetet pa ujë, ujësjellësi del me njoftim

Spitali në Mitrovicën e Veriut mbetet pa ujë, ujësjellësi del me njoftim

Aktuale August 03, 2026 - 21:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes për Spitalin në Mitrovicën e Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijshëm për këtë institucion është ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” Sh.A. ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin", thuhet në njoftim.