Rrënohet hoteli “Jezero”, vazhdon aksioni për largimin e objekteve në Ujman
Aktuale
July 30, 2026 - 11:23
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka vazhduar aksionin për rrënimin e objekteve të ndërtuara në pronë publike përgjatë liqenit të Ujmanit.
Në aksion po marrin pjesë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të mbështetur nga Policia e Kosovës, ndërsa veprimet po ndërmerren në kuadër të mbrojtjes së pronës publike.
