OSBE-ja dënon heqjen e pllakës përkujtimore në Rahovec, kushtuar dy gazetarëve serbë
Aktuale
July 30, 2026 - 09:33
Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur në Rahovec.
Rasti në Polici u raportua më 27 korrik 2026, raporton Zeri.info.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore që u kushtohej dy gazetarëve serbë, Duro Slavuj dhe Ranko Pereniq, të cilët u zhdukën në vitin 1998.
“Vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues. Memorialet që nderojnë viktimat dhe personat e zhdukur duhet të respektohen dhe të ruhen”, thuhet në reagim.
OSBE-ja u bën thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë hetimet sa më shpejt dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë. /Zëri