Ndryshon moti, sot temperaturat deri në 32 gradë
Foto: Laura Hasani

Ndryshon moti, sot temperaturat deri në 32 gradë

Aktuale July 28, 2026 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell.

Sipas IHMK-së, reshje të izoluara mund të paraqiten kryesisht në zonat malore, shkruan Zeri.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image