Arifi: Pa “PO”-në e SHBA-së, Kosova nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s
Analisti Dritëro Arifi ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendimtare për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Ai tha se edhe në rast se Kosova do të kishte një ushtri me kapacitete të krahasueshme me ushtritë e vendeve evropiane, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së, sipas tij anëtarësimi në NATO do të ishte i pamundur.
“Pa thënë ShBA-ja “po”, edhe nëse ne e kishim pasur ushtrinë, po themi, të Francës apo të Gjermanisë me përgatitje, ne nuk mund të bëhemi anëtar i NATO-s”.
“Pa thënë ShBA-ja “po” asnjëherë s’bëhesh anëtar i NATO-s edhe nëse ka pengesa politike, a do të mund të zgjidheshin. Por, ne kur nuk e kem një “PO” të madhe të Amerikës, imagjino çka thonë shtetet që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s”, u shpreh ai./klankosova