Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Aktuale July 24, 2026 - 22:28

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaron se vendi ynë rrezikon që të shkojë sërish në zgjedhje.

“Caktimi i 6 gushtit si datë për konstituimin e Kuvendit nuk u bë sepse po priten zhvillimet në LDK, po përgatitet skenari i bartjes së fajit. Kurti po e çon vendin në zgjedhje sërish. Praktika e bartjes deri në datën e fundit për konstituimin e Kuvendit, është e gabuar. Do të kishte logjikë që të bëheshin diskutime paraprake në mënyrë që të jemi gati për formimin e institucioneve”, ka thënë Ramush Haradinaj në Tëvë1.

“Nëse e dërgojmë sërish vendin në zgjedhje do të ishte një mesazh shumë i keq për partnerët tanë. Do të ishte një thyerje e besimit edhe për votuesit tanë”, theskoi Haradinaj.

Ai foli edhe për propozimet që Aleanca ia ka bërë Lëvizjes Vëtëvendosje në mënyrë që edhe ajo të kontribuoi në formimin e institucioneve.

“Kryetari jonë Ardian Gjini, ka propozuar që të trajtohen disa tema serioze në mënyrë që edhe ne si Aleancë ta mbështesim formimin e institucioneve. Secila temë është fushë e angazhimit të Qeverisë. Këto nuk kanë qenë kushte, por propozime. Ne nuk kemi kërkuar hise, por vetëm kemi propozuar”, theksoi ish-themeluesi i AAK-së, Ramush Haradinaj.